Në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë gjatë orëve të fundit është bërë i mundur ndalimi i gjashtë personave në Sarandë.
Sipas informacioneve mësohet se tre prej të ndaluarve janë identifikuar si shtetasit Migert Piro, Elidon Caushi, Shkelzen Harizi, ndërsa për tre të tjerë janë duke u kryet procedurat e nevojshme.
Ndërkohë mësohet se ë Delvinë edhe pse janë kryer kontrolle deri më tani nuk ka të ndaluar në lidhje me akuzat për shitje të lëndëve narkotike.
Ndërkaq kujtojmë se ky është një aksion i shtrirë masivisht në të njëjtën kohë në disa qyteteve të vendit ku thuhet se numri I të arrestuarve shkon në 200 dhe se Tirana dhe Vlora janë dhe qytetet me numrin më të madh të të ndaluarve./abcnews.al