Incident në Detin e Zi, piloti rus lëshoi raketë për të rrëzuar avionin britanik

schedule08:52 - 14 Shtator, 2023

schedule 08:52 - 14 Shtator, 2023

Një incident që ka ndodhur në vitin 2022, që ka për protagonist Forcat Ajrore ruse dhe britanike, është zbuluar nga BBC. Një pilot rus është përpjekur të rrëzojë një avion vëzhgimi të RAF pasi besonte se kishte leje për të qëlluar.

Piloti ka qëlluar me dy raketa në drejtim të avionit britanik, e para prej të cilave dështoi të kapte shënjestrën dhe nuk u lëshua si pasojë e një defekti teknik siç pretendohej në atë kohë.

Por tani tre burime të larta të mbrojtjes perëndimore me njohuri për incidentin i kanë dorëzuar BBC-së se komunikimet ruse të përgjuara nga avioni RAF RC-135, që tregojnë një kontekst ndryshe nga versioni zyrtar.

Avioni i RAF që fluturonte me një ekuipazh prej 30 personash në bord ishte duke fluturuar një mision vëzhgimi mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare më 29 shtator të vitit të kaluar kur u ndesh me dy avionë luftarakë rusë SU-27.

Komunikimet e përgjuara tregojnë se një nga pilotët rusë mendoi se i ishte dhënë leja për të goditur avionin britanik, pas një komande të paqartë të dhënë nga një stacion tokësor rus.

Teksa dy SU-27 rus iu afruan avionit spiun të RAF, ata patën një komunikim me kontrollorin e stacionit të tyre tokësor. Një burim perëndimor i tha BBC-së se atyre iu tha: “E keni objektivin”.

Kjo gjuhë e paqartë në një moment delikat është interpretuar nga një prej pilotëve rusë si leje për të qëlluar. Piloti rus lëshoi një raketë, e cila fatmirësisht nuk e goditi objektivin e saj.

Megjithatë, një rrjedhje sekrete e inteligjencës zbuloi se ushtria amerikane foli për atë që ndodhi në terma më të rreptë. Në një sërë dokumentesh i njëjti incident u përshkrua si “tentativë për t’a rrëzuar”.

“Incidenti ishte shumë më serioz se sa ishte portretizuar fillimisht dhe mund të ishte një akt lufte”, raportoi New York Times.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!