Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga policia e Tiranës, sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton, duke cituar burime pranë policisë, se janë lëshuar në total 112 urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona.
Personat e arrestuar janë të ndarë në disa grupe. Droga shpërndahej në të gjithë Tiranën, në qendër të kryeqytetit, në Shkollën e Bashkuar, në ish Bllok, në Kamëz, zona e Tiranës së re, Vorë etj.
8 prej personave të përfshirë në këtë veprimtari kanë qenë të arrestuar më herët në operacione të mëparshme. Ndërkohë pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme./abcnews.al