Federata Polake merr vendimin, Asani dhe Daku “shkarkojnë” portugezin Fernando Santos

schedule17:56 - 13 Shtator, 2023

schedule 17:56 - 13 Shtator, 2023

Rezultatet e dobëta në sfidat e para të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, lëkundën jo pak pozitat e teknikut, Fernando Santos në krye të pankinës së Polonisë, mirëpo humbja e fundit ndaj “legjionarëve” tanë, duket se i ka dhënë goditjen fatale.

Federata Polake e Futbollit i ka dhënë lamtumirën pas pak muajsh teknikut portugez, duke shkarkuar trajnerin nga drejtimi i përfaqësueses, me vendimin që u mësua nga një komunikatë zyrtare e vetë Federatës.

“Federata Polake njofton se që nga data 13 shtator, Fernando Santos nuk është më trajneri i kombëtares”,- shkruhej në komunikatën zyrtare të Federatës ku ishin edhe fjalët e Cezary Kulesza i cili i uronte fat portugezit në karrierën e tij. /i.m /abcnews.al