Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të futjes së mallrave të kontrabanduara dhe ka vënë në pranga një 30 vjeçar. I riu kishte magazinuar mijëra produkte kozmetike të kontrabanduara.
Policia kontrolloi magazinën në lagjen nr. 14, ku edhe gjeti 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.
Këto produkte, që dyshohet se ishin magazinuar me qëllim tregtimin me pakicë në dyqane të ndryshme, u sekuestruan nga policia me cilësinë e provës materiale./abcnews.al