Sapo është mbledhur tryeza e dytë mes deputetëve opozitarë. Sipas gazetares, Erneta Shevroja, kjo mbledhje e dytë e tyre, e iniciuar nga Gazment Bardhi dhe që i bashkohet dhe Sali Berisha, pritet të nisë nga momenti në moment. Pjesë e saj është edhe deputetja Jorida Tabaku, në një lidhje online, pasi në tryezën e parë nuk e pati të mundur për shkak të një angazhimi në Estoni.
Tani më deputetët janë në godinë dhe ajo që pritet është nisja e mbledhjes. Pritet të diskutohen ato tema që u ngritën në mbledhjen e kaluar siç ishin Komisionet Hetimore, koncensionet në Shëndetësi, sistemi TIMS. Po ashtu ajo që pritet është një dakordësi dhe një unifikim sa i përket të qendrimeve që do të mbahen nga ana e deputetëve që do të mbahen për sa i përket ligjeve që janë për t’u diskutuar ditën e nesërme në seancën parlamentare.
Pra, fokusi pritet që të jenë dy, qendrimi i atyre çështjeve që janë mbajtur mbledhjen e parë dhe gjithashtu pritet një dakordësi, një unifikim që do të mbahet nga ana e deputetëtëve, në seancën parlamentare ditën e nesërme./abcnews.al