Tirana luan në Vlorë të shtunën, ndërkohë që pesë lojtarë duhet të ruhen për të mos humbur sfidën e radhës në shtëpi me Laçin. Janë pesë futbollistë të cilët kanë nga tre kartonë të verdhë dhe një tjetër i lë pushim për një javë.
Bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm si sulmuesi Michael Ngo dhe mesfushori Idriz Batha. Eni Imami gjithashtu është në listën e atyre që rrezikojnë, sikurse edhe të rinjtë Grent Halili dhe Jurgen Çelhaka. Trajneri Mema me siguri ndonjë prej tyre do e kursejë ndaj Flamurtarit.
Për këtë takim fatmirësisht Tirana do të jetë e plotë dhe objektivi i vetëm është fitorja. Çdo rezultat tjetër do të ishte dështim. Humbja në derbi e prishi disi qetësinë në kampin bardheblu dhe presioni është i pranishëm. Gjithsesi një fitore me Vlorë rikthen qetësinë, pasi Tiranës nuk është se i mungojnë pikët. /abcnews.al