Presidenti rus, Vladimir Putin ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për furnizimin me municione thërrmuese dhe predha të uraniumit të varfëruar për forcat ukrainase.
Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin tha se qëndrimi i SHBA-së për municionet thërrmuese ishte jokonsistent, shkruan CNN.
“Kohët e fundit, administrata amerikane besonte se përdorimi i municioneve thërrmuese ishte një krim lufte. Ata folën publikisht për këtë. Tani ata vetë furnizojnë municione thërrmuese në zonën e luftimit në Ukrainë”, tha ai.
“Sigurisht, kjo na dëmton ne,” vazhdoi Putin. “E njëjta gjë ndodh me uraniumin e varfëruar; zona është duke u kontaminuar. (Kjo është) e keqe, shumë e keqe.”, shtoi presidenti i Rusisë./abcnews.al