Investimet e huaja arrijnë rekord/ Pasuritë e paluajtshme, tregu më tërheqës për investime

schedule14:06 - 12 Shtator, 2023

schedule 14:06 - 12 Shtator, 2023

Ekonomia shqiptare ka thithur me shumë investime të huaja.Kjo tregon se nuk është ndikuar direkt nga përfundimi projekteve madhore në energjitikë  apo siç është gazjellësi Tap .Banka e Shqipërisë konfirmon se për tremujorin e dytë të vitit, investimet e huaja direkte u vlerësuan në 379 milionë euro, me rritje rreth 12% në terma vjetorë.

Nëse bjëmë një vlerësim për periudhën janar-qershor  të këtij viti  vlera në total arrin në 686 milone euro. Kjo është një shifër rekord krahasuar me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme.

Në vlera mjaft pozitive rezulton edhe injektimi i kapitalit të ri që shënoi 186 milionë euro.Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar u zgjerua me 14%, në nivelin 194 milionë euro.

Pasuritë e paluajtshme rezultojnë se janë sektori më tërheqës për investime. Gjatë tremujorit të dytë 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme në masën 20%, sektorin e hidrokarbureve në masën 17%, ndërmjetësimit financiar si dhe energjitikë.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme raportohen edhe nga agjentët imobiliarë. Të huajt po blejnë gjithmonë e më shumë apartamente përgjatë bregdetit shqiptar. Agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme thonë se kërkesat më të shumta vijnë nga çekët dhe polakët por nuk mbeten pas edhe shqiptaret e diasporës. Jugu mbetet më i preferuari për blerje të pasurive të paluajtshme.

Rritja e kërkesave ka bërë që çmimet të pësojnë rritje të konsiderueshme me gati 40% gjatë viteve të fundit. Investimet në infrastrukturë siç është tuneli i Llogarasë pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër çmimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!