Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se ndjekja penale e ish-presidentit amerikan Donald Trump, tregon se sistemi amerikan ishte “i kalbur”.
Duke folur gjatë Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, në Rusinë lindore, Putin kritikoi ish-homologun e tij që po ndiqej penalisht për raste të ndryshme në SHBA, duke rënë plotësisht dakord me Trump, i cili e quajti sistemin politik nën udhëheqjen e Joe Biden “të kalbur”.
Megjithatë, i pyetur nëse marrëdhënia e Rusisë me SHBA-në do të ndryshojë nëse një tjetër zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë, Putin tha se nuk priten ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet ruso-amerikane, kushdo qoftë president në Uashington.
Ai shtoi gjithashtu se autoritetet aktuale amerikane e kanë vendosur shoqërinë amerikane në një rrugë anti-ruse dhe e shohin Rusinë si një armik. Megjithatë, Rusia ka shumë miq në Shtetet e Bashkuara, pohoi ai.
Për më tepër, Putin deklaroi se SHBA po bën të njëjtat gabime si Bashkimi Sovjetik.
Ai pretendoi se Uashingtoni “nuk ka miq, ka vetëm interesa”.
/abcnews.al