Sihana Haxhnikaj është shqiptarja më e re që po korr sukses në fushën e muzikës. Ajo së fundmi është bërë tepër virale në rrjet, pasi teksa konkuronte në “The Voice of Australia” është zgjedhur këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Madje, artistja e ka përshëndetur edhe në gjuhën shqipe.
Teksa po vazhdon garën në kompeticionin e njohur, Sihana ka zbuluar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, të gjitha emocionet kur Rita u kthye për të.
“Nuk e kam pritur që Rita do më flas në shqip se në Australi flitet gjuha anglisht. Po jam shumë e lumtur që më ka folur në shqip në ‘Live TV’ dhe shumë e lumtur që vijmë prej të njëjtin vend.
Gjithmonë e kam dashur Ritën se ka qene një ‘big idiol’ për mua, por kam qene e fokusuar për të dhënë një performancë të mirë dhe për të kënduar mirë dhe kur u kthye Rita kam qene shumë e lumtur sepse ka qene preferenca ime e parë. Jam shumë, shumë e lumtur sepse është ‘my coach’.
Rita është shumë e hijshme dhe kur e kam parë më është dukur si kukull. Shumë e bukur është”, u shpreh 16-vjeçarja.
Më tej, ajo zbuloi se është marrë muzikë që në moshë të vogël, edhe këngëtaret shqiptare të famshme në botë i pëlqen të gjitha pa dallim.
“Unë jam marr me muzikë që në moshë të vogël, më ka çuar babi në shkollën e muzikës. Profesorin e muzikës, e kam nga Shqipëria, është Agim Hushi.
Mua më pëlqejnë të gjitha, Ava Max, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, krejt e kanë muzikën të mirë. Mua më pelqejnë krejt”, tha ajo./abcnews.al