I bllokuar që prej 2 shtatorit, amerikani nxirret nga një prej shpellave më të thella në Turqi

schedule08:14 - 12 Shtator, 2023

schedule 08:14 - 12 Shtator, 2023

Shtetasi amerikan Mark Dickey është nxjerrë me sukses nga shpella e tretë më e thellë e Turqisë, pas bllokimit prej një javë. Më shumë se 150 persona janë përfshirë në përpjekjet për ta shpëtuar eksploruesin Dickey, pas rritjes së problemeve me stomak në shpellën Morka, më 2 shtator.

Organizatorët kanë thënë se përpjekjet për nxjerrjen e tij kanë qenë ndër më të komplikuarat ndonjëherë. Pika më e ulët e shpellës Morka, në pjesën jugore, arrin deri në 1.3 kilometra thellësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)


Sipas Federatës turke për Shpella, Dickey është nxjerrë jashtë në mesnatë, sipas orës lokale.

Carl Heitmeyer nga Ekipi i përgjigjes fillestare Nju Xhersi grup që e udhëheq Dickey ka konfirmuar se eksploruesi është shpëtuar dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndikuar. Dickey është cituar të ketë thënë se ka besuar që nuk do të shpëtonte, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Në përpjekjet për nxjerrin e tij nga shpella janë përfshirë ekipe nga Kroacia dhe Hungaria. Dickey, me origjinë nga Nju Xhersi, është eksplorues i shpellave me përvojë mbi 20-vjeçare.

/abcnews.al