Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe kanceri i dytë më i shpeshtë në popullatën e përgjithshme në Shqipëri.
Në këtë muaj ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kërkoi nga ministret dhe deputetet që të sensibilizojnë gratë në zonat që përfaqësojnë që të kryejnë kontrollin falas.
Një në 8 gra në botë vuan nga kanceri i gjirit. Edhe në Shqiprëri shifrat shënojnë rritje,vetëm për vitin 2018 janë 708 raste të reja të ekzaminuara me kancerin e gjirit.
Por ka edhe një lajm të mirë të cilin e jep ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu.
Një vit më parë nuk mendohej që gratë të merrnin trajtimin e kimioterapisë apo edhe imunoterapisë në kohën e duhur tha ministrja Manastirliu sipas të cilës sot është ndryshe.
Megjithatë fushatat e ndërgjegjësimit për të parandaluar këtë sëmundje nuk duhet të frenohet, përkundrazi tha minisrja e shëndetësisë duke i zgjatur dorën e bashkëpunimit edhe grave të tjera në politikë që në zonat që përfaqësojnë të këmbëngulin që mos neglizohohet kontrolli i gjirit, pavarësisht se studimi i fundit demografik i bërë në vitin 2018 tregon se 90 përqind e grave në Shqipëri janë ndërgjegjësuar për të kryer kontrollin periodik të gjirit.
Gjithashtu një mamografi e lëvizshme do të shkojë qytet më qytet përgjatë këtij muaji ndërgjegjësimi për të ofruar kontrollin e gjirit falas për gratë./ABC News Albania 24/7