Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin grek të Athinës. Si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kanë të mbetur të vrarë 6 persona, të cilët sipas Newsbomb.gr dyshohet se janë shqiptarë.
Sipas raportimeve të para nga policia greke, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Mediat greke raportojnë se është qëlluar me 25plumba ndaj një automjeti me targa gjermane. 5 nga viktimat kane qenë brenda në mjet, një tjetër jashtë mjetit.
Mësohet autorët që kanë qëlluar kanë qenë në një mjet me targa shqiptare false.r.t/abcnews.al
Vijon…