‘Turizëm gjatë gjithë vitit’/ Bello: Turistët nga Spanja, 128 përqind më shumë

schedule15:43 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:43 - 11 Shtator, 2023

Standard, cilësi shërbimi dhe mirë menaxhim. Janë këto karakteristikat e sezonit më të suksesshëm turistik shqiptar. Zëvendës ministrja e Turizmit thekson se rol kryesor në “brom”- in e të huajve që vizituan Shqipërinë kanë luajtur dhe investimet e reja si dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Kuadri ligjor i përmirësuar po ashtu ka ndërgjegjësuar operatorët turistikë, të cilët deri në muajin gusht kanë pritur mbi 7.2 milionë turistë; shifër e cila ka tejkaluar pritshmëritë e institucioneve por edhe aktorëve privatë në këtë treg. Diversfikimi i ofertës turistike sipas Bellos është çelësi i suksesit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ekonomia e vendit ka përfituar 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi. Vetem tre muajt e pranverës kanë gjeneruar 930 milione euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!