Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

schedule10:46 - 11 Shtator, 2023

schedule 10:46 - 11 Shtator, 2023

Një 28-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident në autostradën Athinë-Korinth, sipas mediave greke.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën kombëtare Athinë-Korinth, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona.

Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë. Drejtuesi i makinës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia dhe është arrestuar.

/abcnews.al