Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë sot Vietnamin me synimin për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, në sfondin e rivalitetit të SHBA-së me Kinën.
Biden, i cili mori pjesë në samitin e G20 në Nju Delhi gjatë fundjavës, do të mbërrijë në Hanoi sot për t’u takuar me kreun e Partisë Komuniste në pushtet, Nguyen Phu Trong.
Ai është vendosur të nënshkruajë një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës”, që do të thotë niveli më i lartë i bashkëpunimit diplomatik, diçka që Vietnami ka bërë vetëm me Rusinë, Indinë, Korenë e Jugut dhe Kinën.
Një ditë para vizitës së Bidenit, Neë York Times raportoi se Vietnami po negocion fshehurazi një kontratë të re pajisjesh me Rusinë.
Sipas një dokumenti të Ministrisë së Financave të Vietnamit, të cituar nga gazeta amerikane, kjo marrëveshje mund të financohet përmes një projekti të përbashkët të nxjerrjes së naftës në Siberi.
SHBA dhe Vietnami kanë marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta tregtare. Uashingtoni e sheh Hanoin si një partner të rëndësishëm pasi amerikanët kërkojnë të zgjerojnë partneritetet e tyre në mënyrë që të reduktojnë varësinë e tyre nga Kina.
Presidenti amerikan pritet të mbajë një fjalime dhe konferencë për shtyp.
Nesër të hënën, Biden do të takohet me presidentin vietnamez Vo Van Thuong dhe kryeministrin Pham Minh Chinh.
/abcnews.al