Cristiano Ronaldo ka një rekord shumë të mirë në Champions League. Ylli portugez duket se gjithmonë kur luan në këtë kompeticion, arrin gjëra të mëdha. Mbrëmë, numri 7 i Juventusit luajti titullar në takimin kundër Bayer Leverkusen, si dhe shënoi golin e tretë në triumfin 3-0 të “Zonjës së Vjetër” përballë ekipit gjerman.
Kjo fitore ishte e 102-ta në karrierën e Ronaldos në Champions, duke lënë pas Iker Casillas. Gjithashtu, CR7 barazon edhe sulmuesin Raul me golin ndaj Leverkusen, pasi i ka shënuar në total 33 ekipeve. Për të mos mjaftuar këto dy rekorde, Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 14 sezone Champions-i radhazi. I paarritshëm!/abcnews.al