Teksa gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje komode të “të kaltërve”, “fantazisti” i Kombëtares maqedonase me origjinë shqiptare, Enis Bardhi ka prishur totalisht planet e italianëve.
“Fantazisti” i Trabzonspor ose siç njihet ndryshe në kombëtaren e tij, “mjeshtri” i goditjeve të dënimit ka arritur të barazojë shifrat me anë të një goditjeje standarte, ku me një goditje potente me të djathtën nuk i ka lënë asnjë mundësi “shpëtimi” portierit Donnarumma, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: