Tërmeti në Marok, më shumë se 300,000 njerëz të prekur

schedule21:19 - 9 Shtator, 2023

schedule 21:19 - 9 Shtator, 2023

Më shumë se 300,000 njerëz janë prekur nga tërmeti i mbrëmshëm, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata tha se po “monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon mbështetje për partnerët e saj në Marok.

“Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore, duke përfshirë Gjysmëhënën e Kuqe Marokene”, shtoi ai në një deklaratë.

“Raportet fillestare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) flasin për më shumë se 300,000 civilë në Marrakesh dhe rrethinat e tij si të prekur nga tërmeti.”

Shumë familje janë ende të bllokuara nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë marrë një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA.

Kombet e Bashkuara janë në “komunikim të vazhdueshëm” me autoritetet lokale dhe konsultimet po vazhdojnë për të identifikuar fushat ku OKB dhe partnerët e saj mund të ofrojnë mbështetje në “orët dhe ditët e ardhshme”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!