Rasti i dhunës në Fushë Krujë/ Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, shkak u bënë bashkëshortet, për çfarë nisi konflikti?

schedule21:01 - 9 Shtator, 2023

schedule 21:01 - 9 Shtator, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme ishte në Fushë Krujë, në familjen e dhunuar para disa ditësh. Video e dhunës i shkoi personalisht ministrit Balla nga një banore e zonës, ndërsa i premtoi mbështetje dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në datën 26 gusht të këtij viti. Shkak për konfliktin janë bërë bashkëshortja e të dhunuarit dhe njëra prej bashkëshorteve të personave që shfaqen në video duke dhunuar. Të dyja familjet jetojnë afër me njëra-tjetrën në Fushë Krujë dhe sherri mes grave ka nisur për koshin e mbeturinave.

LEXO EDHE: Rasti i dhunës, ministri Balla mbërrin në Fushë-Krujë: Policia e Shtetit do ti garantojë mbështetje familjes së dhunuar

Në vijim, bashkëshorti i saj ka dal nga shtëpia dhe ka nisur konflikti me 2 vëllezërit me mbiemër Ismailaj.

Sipas burimeve, i pari që ka nisur sherrin ka qenë i dhunuari, pasi rezulton se i ka ofenduar vëllezërit, të cilët më pas e kanë dhunuar. Ngjarja është raportuar në polici, e cila ka mbledhur të gjitha materialet për çështjen dhe i ka referuar në vijim në prokurori.

Vetë i dhunuari, sipas burimeve, nuk ka pretenduar më tej ndjekje për rastin pasi sipas tij janë komshinjtë dhe gjërat do i rregullonin. Po ashtu është bërë akt-ekspertim i dhunës dhe ka rezultuar me dëmtime të vogla. Denoncimi të Balla është bërë pas më shumë se 10 ditësh pas ngjarjes nga vetë bashkëshortja e të dhunuarit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!