Një rus dhe një serb do të luajnë në finalen e Grand Slemit amerikan të tenisit në Nju Jork.
Kjo, pasi Medvedev fitoi ndaj favoritit spanjoll, Alkaraz, në gjysmëfinalen e dytë të turneut.
Tenisti rus ia doli 3-0, duke shkaktuar një të papritur në këtë turne.
Rezultati i seteve ishte 7-6, 6-1, 3-6 e 6-3, pra në një fitore bindëse ndaj tenistit numër 1 në botë, që është kampion në fuqi në Uimbëlldon.
Në finale, Medvedev do të ndeshet me numrin 2 të botës, serbin Novak Gjokoviç, që e fitoi më herët ndeshjen e tij.
Tenisti rus ka triumfuar në US Open në 2021, e pikërisht ndaj Noles, dhe do të kërkojë titullin e dytë, ndonëse favorit në finale do të jetë Djkoviç.
Po ashtu, Medvedev është i detyruar të konkurrojë në Nju Jork pa flamurin rus, pas sanksioneve që i janë vendosur vendit të tij për agresionin ndaj Ukrainës.
Gjokoviç do të kërkojë të fitojë Grand Slemin e 24-ët në karrierë, që do të ishte thyerje e rekordit botëror.