Dokumentet/ Presidenti dekreton ministrat e rinj të propozuar nga Rama

schedule10:33 - 9 Shtator, 2023

schedule 10:33 - 9 Shtator, 2023

SHQIPËRI- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar këtë të shtunë  shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Me ndryshimet e bëra u prekën gjashtë ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet. Po ashtu u shtua një tjetër ministri pa portofol, përkatësisht Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbjan Mazniku.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar që u prezantuan nga kryeministri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë-–ERVIN METE

Ministër për Europën dhe punët e jashtme – IGLI HASANI

Ministër i Arsimit dhe Sporteve – OGERTA MANASTIRLIU

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ

Ministre e Shëndetësisë, – ALBANA KOÇIU

Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, – DELINA IBRAHIMAJ

Ministër shteti për pushtetin vendor, – ARBJAN MAZNIKU

Seanca e votimit të ministrave në Kuvend do të bëhet të hënën në ora 14:00. Pasi të votohen në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen para presidentit, po të njëjtën ditë/ n.m.abcnews.al