“Dardanët” gati për Zvicrën, Gliha: Jemi kundërshtarë të denjë, kemi punuar mirë në stërvitje

schedule17:16 - 8 Shtator, 2023

schedule 17:16 - 8 Shtator, 2023

Të shtunën mbrëma, “dardanët” e Kosovës do të presin në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, “helvetët” e Zvicrës, në përballje e radhës të vlefshme për raundin kualifikues të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

I pranishëm në konferencën të shtyp, këtë të premte, në prag të sfidës me Zvicrën, tekniku i “dardanëve”, Primozh Gliha vlerësoi jo pak potencën e kundërshtarëve, por pranoi gjithashtu se Kosova Kosova ka punuar mirë në stërvitje dhe është gati të bëjë një ndeshje dinjitoze.

“Kemi punuar mirë gjatë këtyre 5 ditëve dhe jemi munduar të gjejmë zgjidhjet e duhura për t’u përballur denjësisht me kundërshtarin. Kemi pasur disa probleme, por kemi punuar për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Nëse dikush kërkon të gjejë justifikime, atëherë mund të fshihet pas presionit, por ne jemi profesionistë dhe jemi të mësuar të punojmë edhe në situata të tilla. Pavarësisht presionit, ne kemi punuar mirë dhe do ët provojmë të bëjmë mirë. Në futboll duhet të mendosh gjithmonë pozitivisht dhe të hysh në fushë për rezultate pozitive.

Kemi djem të rinj, shumë të talentuar, që kanë punuar shumë mirë, por ndaj Zvicrës edhe presioni do të jetë shumë i madh. Duam t’i përfshijmë gradualisht në ekip, që shumë shpejt të shndërrohen në pika të rëndësishme”,- u shpreh tekniku i “dardanëve”. /i.m /abcnews.al