Zymer Neziri: Dosja për eposin e kreshnikëve e humbi shansin për UNESCO

schedule15:30 - 2 Tetor, 2019

schedule 15:30 - 2 Tetor, 2019

Studiuesi i eposit të kreshnikëve Zymer Neziri në një intervistë për “Abc Neës” thotë se Shqipëria dhe Kosova e humben shansin për dorëzimin e dosjes për në UNESCO për këtë vit. Studiuesi thotë se tashmë afati tjetër, mbetet marsi i vitit 2020.

Këta burra janë 13 prej 300 bartësve të eposit të kreshnikëve, kanë ardhur nga hapësira mbarë shqiptare në Tiranë me prijës studiuesin Zymer Neziri, i cili ka një qëllim kryesor në këtë prezantim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kthimin e vëmendjes tek rrënjët.

7 5 vjecari Isë Muriq Lahutari nga Rugova veshur me kostumin mbi 200 vjeçar, lahutën thotë se e ka  trashëguar ne 8 breza, por  me keqardhje thotë se asnjë ndër 21 nipa e mbesa nuk e di lahutën.

Lahutari i jep zë 35 mijë  vargjeve të ciklit të kreshnikëve , e ku i ka shpallur garë edhe lahutarëve  të Serbisë.

Studiuesi Zymer Neziri prej 40 vitesh është marrë me studimin e eposit të kreshnikëve. Vargjet janë me mijëra të dokumentuara  dhe të mbartura deri në ditët e sotme.

Eposi i kreshnikëve është një dëshmi e gjallë e kjo e ka vendin në UNESKO  thekson Neziri. Përpjekjet e Shqipërisë e Kosovës janë që në vitin 2012, e kjo nuk ndodhi, por edhe këtë vit e humbëm shansin  thekson Neziri  i cili , mbetet shpresëplotë për marsin e 2020.

Këta lahutarë jo vetëm dinë me mijëra vargje, por edhe lahutat i krijojnë vetë.

Zymer Neziri  gjatë punës së tij kërkimore  ka punuar me rreth 150 lahutarë. Këngët e incizuara dhe deshifruara prej tij ruhen në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!