Me mungesën e “gardianit” të portës, Manuel Neuer, tekniku i Kombëtares gjermane, Hansi Flick ka vendosur të bëjë disa “ndryshime” të vogla te “pancerat”, ku ndër to është dhe ndryshimi i kapitenit të ekipit.
Kështu, “lideri” i Kombëtares në fushën e lojës do të jetë mesfushori i Barcelona-s, Ilkay Gundogan dhe zëvendësi i tij do të jetë, “arkitekti” i mesfushës së “bavarezëve” të Bayern Munich, Joshua Kimmich.
“Vendosa t’i jap shiritin e kapitenit Gundogan . Me Kimmich tani kemi një dyshe drejtuese. Jam shumë i lumtur që morëm këtë vendim. Gjithashtu na jep më shumë energji”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së gjermanëve. /i.m /abcnews.al