Pas zjarreve, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet ekstreme po shkatërrojnë botën. Me përmbytjet ekstreme në Las Vegas, Spanjë, Greqi, Brazil, Turqi, Sri Lanka, gjithnjë e më shumë komunitete po përballen me kushte ekstreme të motit, duke rezultuar në viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.
Në verë, Europa po luftonte me zjarret dhe valët e të nxehtit, dhe tani përmbytjet e shkaktuara nga shiu janë një tjetër sfidë për kontinentin.
Përmbytje në Spanjë
Përmbytjet shkatërruese goditën Spanjën qendrore. Reshjet e rrëmbyeshme përfshinë sipërfaqe të mëdha të Spanjës më 3 dhe 4 shtator, duke shkaktuar 5 vikima.
Dëmet më të rënda u regjistruan në provincat e Toledos dhe Madridit në qendër të vendit.
Përmbytje në Greqi
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë në Greqi. Stuhia Daniel po shkakton përmbytje të mëdha në Greqinë qendrore.
Rreth 94 persona u zhvendosën në siguri pasi shiu i rrëmbyeshëm dëmtoi një pjesë të shtëpisë së tyre të të moshuarve në Volos.
Përmbytje në Brazil
Përmbytjet katastrofike po prekin Brazilin jugor pas goditjes nga cikloni.
Stuhia goditi rajonin Vale do Taquari dhe qytetin e Lajeado, në Rio Grande do Sul, duke përmbytur shtëpi, duke nxjerrë lumenjtë nga shtrati dhe duke shkaktuar 21 viktima.
Përmbytje në Kinë
Ndërkohë në Azi, tajfuni Haikui goditi Kinën juglindore të mërkurën, më 6 shtator, duke sjellë përmbytje që detyruan qytetet në provincën Fujian të ndalonin shërbimet e metrosë, të mbyllnin shkollat dhe të evakuonin dhjetëra mijëra.
Më shumë se 36,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë.
Përmbytje në Turqi
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet në Greqi, Turqi dhe Bullgari. Qyteti turk i Stambollit u “pushtua” nga uji të mërkurën, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave.
Përmbytje në SHBA
Shira e rrëmbyeshëm prekën dhe SHBA-në, duke përmbytur rrugë dhe lagje të shumta. Disa nga hotelet dhe kazinotë më ikonike të Las Vegasit u përmbytën gjithashtu gjersa janë gjetur edhe dy trupa të pajetë.
/abcnews.al