Emri i tij përflitet si një ndër kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Giampaolos në stolin e Milanit. Arsene Wenger nuk ka përmendur emra ekipesh, por është gati për t’u rikthyer në stol. Francezi i dha fund aventurës 22-vjeçare në pankinën e Arsenalit majin e vitit 2018.
Në një prononcim për Daily Mirror, 69-vjeçari zbulon se është pranë rikthimit në pankinë. Ofertat nuk i mungojnë, ndërsa stoli dhe emocionet e ndeshjeve jashtë mase…
“Kam marrë disa oferta interesante që prej kohës kur u largova nga Arsenali. Disa prej tyre po i studioj me kujdes. Nuk mund të jetoj dot me idenë që nuk mund të ulem në pankinë. Do të më shihni sërish në rolin e trajnerit. Se kur, nuk e di me ekzaktësi, por do të më pëlqente të përjetoja sërish intensitetin e ndeshjeve”, përfundon Arsene Wenger. /abcnews.al

