Peter Navarro, një ish-këshilltar i Presidentit Donald Trump, është dënuar për shpërfillje të Kongresit dhe për refuzimin e bashkëpunimit në një hetim për trazirat e Kongresit të SHBA-së në vitin 2021.
Prokurorët thanë se Navarro veproi “mbi ligjin” duke injoruar një thirrje nga një hetim i Kongresit. Ai do të përballet me një vit burg për secilën nga dy akuzat për shpërfillje. Një tjetër aleat i Trump, Steve Bannon, u dënua për akuza të ngjashme vitin e kaluar dhe është i lirë në pritje të apelit.
Navarro, një ish-këshilltar i lartë, refuzoi një thirrje nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në shkurt 2022, dhe nuk mori pjesë për të dëshmuar para trupës gjykuese. Ai kishte përmendur privilegjin ekzekutiv, i cili lejon që disa komunikime të Shtëpisë së Bardhë të mbahen të fshehta.
Navarro u padit në qershor 2022 dhe u arrestua nga agjentët e FBI-së në një aeroport të Uashingtonit teksa po hipte në një fluturim për në Nashville, Tenesi.