Një person ka rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme.
Sipas policisë mësohet se ky shtetas ka ndezur një zjarr me qëllim për të djegur plehrat por si pasojë dogji disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, vihet në pranga.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës./abcnews.al