Arsimi profesional “josh” të rinjtë në Lezhë, rritet numri i të regjistruarve

schedule11:12 - 7 Shtator, 2023

schedule 11:12 - 7 Shtator, 2023

LEZHË- Arsimi profesional është kthyer në orientim kryesor për nxënësit, të cilët e shohin atë si një garanci për tregun e punës.

Një panoramë e tillë është edhe në qytetin e Lezhës. Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” është kthyer në magnet për të gjithë ata të rinj, që duan të kenë një diplomë efikase e të kërkuar nga tregu i punës.

Drejtori i kësaj shkolle, Bardh Dedgjonaj u shpreh për ABC News, se këtë vit janë shtuar numri i nxënësve.

Ai veçoi se krahas djemve, një interes në rritje për arsimin profesional kanë treguar jo vetëm vajzat e Lezhës , por dhe ato të zonave verilindore.

“Nga viti në vit kemi rritur numrin e të regjistruarve, por më së shumit jemi fokusuar tek cilësia. Kemi një rritje qoftë sasiore dhe cilësore të nxënësve. Ajo që na bënë shumë krenarë dhe të lumtur është fakti se mbi 70% vajza janë regjistruar në krahasim me një vit më parë, dhe si vajzat ashtu dhe djemtë janë me rezultate shumë të larta. Dy degët më të kërkuara deri më tani janë IT-ja dhe hoteleri turizmi dhe kërkesat vijnë në rritje”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!