Bounou zbulon “prapaskenat”: Madrilenët më refuzuan prej Kupës së Afrikë, Bayern nuk donte të shpenzonte

schedule13:56 - 6 Shtator, 2023

schedule 13:56 - 6 Shtator, 2023

Që prej Kupës së Botës të zhvilluar nëntorin e shkuar në Katar, portieri i Kombëtares së Marokut, Yassine Bounou ishte një ndër më të përfolurit e momentit, madje u bë një ndër më të përfolurit edhe në merkaton e veres, me PSG, Real Madrid e Bayern Munich, që u vunë pas 32-vjeçarit.

Mirëpo, pavarësisht interesimit të “gjigandëve”, “gardiani” maroken zgjodhi të kalojë te sauditët e Al-Hilal, me këta të fundit që derdhën në arkat e “andaluzianëve” të Sevilla, plot 21 milionë euro.

Këtë të mërkurë, në një intervistë për mediat spanjolle, Bounou foli për mundësinë e transferimit te Real Madrid e Bayern Munich, teksa theksoi se te “galaktikët” ishte i pamundur transferimi për shkak të Kupës së Afrikës në janar, ndërsa “bavarezët” nuk donin të shpenzonin aq sa Sevilla kërkonte për 32-vjeçarin.

“Më thanë se isha alternativa e parë e Real Madrid. Më pas, duke analizuar situatën, ata morën rrugë të tjera. Ata e dinin që do të luaja në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe se do të humbisja shumë ndeshje, kështu që nuk ishte e mundur. kishte mundësi të tjera transferimi”.

Në anën tjetër, Bayern më kërkoi të prisja, donin të dërgonin një ofertë por ndërkohë dolën emra të tjerë, lojtarë të huazuar. Kështu e kuptova që ata nuk donin të shpenzonin dhe ishte e vështirë për një 32-vjeçar si unë”,- u shpreh marokeni. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!