Kryeministri Edi Rama ka dërguar pasditen e kësaj të mërkure në presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar. Gazetarja Esiona Konomi raporton se dekretimi pritet të bëhet pas së shtunës për shkak se presidenti Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan.
Gazetarja raportoi më herët se nuk dihen arsyet pse kryeministria nuk i dërgoi menjëherë emrat në presidencë në një kohë kur ka edhe një emergjencë, pasi Ministri i Jashtëm do të duhet të jetë më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar që u prezantuan nga kryeministri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – ERVIN METE
Ministër për Europën dhe punët e jashtme – IGLI HASANI
Minisër i Arsimit dhe Sporteve – OGERTA MANASTIRLIU
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ
Ministre e Shëndetësisë, – ALBANA KOÇIU
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, – DELINA IBRAHIMAJ
Ministër shteti për pushtetin vendor, – ARBJAN MAZNIKU
/abcnews.al