Përmbytje vdekjeprurëse në Turqi/ Uji merr para një foshnjë 3-muajshe, vijojnë kërkimet

schedule11:53 - 6 Shtator, 2023

schedule 11:53 - 6 Shtator, 2023

Turqia është përfshirë prej disa ditësh nga një mot i keq, me shira dhe përmbytje të mëdha. Mediat turke raportojnë se në qytezën e Aksaray, një foshnjë vetëm 3-muajshe është marrë nga rryma e ujit, që përfshiu banesën e familjes Balcan, si pasojë e vërshimit të ujërave.

Ekipet e shpëtimit, xhandarmërisë, policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë, prej ditës së djeshme po vijojnë me intensitet kërkimet në rajonin ku ndodhi ngjarja.

Një ekip prej 250 personash është në kërkim të foshnjës Asel në një zonë rreth 15 kilometra, ndërsa kanali i ujit dhe rrethinat e tij u skanuan hap pas hapi paralelisht me rrugën e goditur nga përmbytja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!