Një tifoz tenisi është përjashtuar nga “US Open” në New York të hënën pasi tenisti gjerman Alexander Zverev protestoi se tifozi në fjalë kishte kënduar fjalë nga himni i epokës naziste.
Zverev tha se spektatori kishte brohoritur “Gjermania mbi gjithçka” gjatë ndeshjes së tij me italianin Jannik Sinner.
“Ai filloi të këndonte himnin e Hitlerit. Kjo ishte shumë. Si gjerman, nuk jam krenar për atë pjesë të historisë dhe nuk është në rregull ta bësh këtë. Ai ishte ulur në rreshtin e parë, kështu që shumë njerëz e dëgjuan. Nëse nuk do të reagoja, do të ishte veprim i gabuar nga ana ime”, është shprehur tenisti gjerman./h.ll/abcnews.al