Shqiptarët sigurojnë jetën dhe banesat/ Ujkashi: Pandemia dhe tërmeti ndergjegjësuan qytetarët

schedule15:37 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:37 - 5 Shtator, 2023

TIRANË – Qytetarët shqiptarë kanë siguruar më shumë jetën por edhe banesat e tyre. Sipas të dhënave zyrtare, tregu i sigurimeve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, megjithatë kompanitë flasin për një nivel jo të lartë të sigurimeve vullnetare, ndonëse pandemia dhe tërmeti rritën ndërgjegjësimin e qytetareve.

Drejtuesi i departamentit te sigurimeve ne bashkepunim me bankat nga Albisg thekson se informimi është faktori kyç që ndikon për të gjitha llojet e sigurimeve.

Qeveria po ashtu ka ndërmarrë një nismë për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Shqipëria konsiderohet si vend që preket nga ngjarje me natyrë katastrofe me pasoja të kosiderueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!