Këtë të hënë emisioni “Griffe & Chic” në ekranin e ABC News, pati si kryefjalë të tijën fëmijët dhe stilin e tyre.
Në botën magjike të modës, fëmijët nuk janë harruar.
Fëmijët e sotëm ndikohen gjithnjë e më shumë nga tendencat dhe duan të shprehin personalitetin e tyre përmes stilit të tyre. Në këtë sfond, “Mini Bohodot” është një nga markat më të adhuruara për fëmijë. “Mini Bohodot” lindi nga pasioni i përbashkët i një ekipi krijuesish, stilistësh dhe prindërish, që donin të ofronin diçka unike për fëmijët. Me një sy për detaje dhe etikë, marka ishte pionere për tregun e modës për fëmijë dhe që atëhere ka rrëmbyer imagjinatën e prindërve dhe fëmijëve.
Esenca e vërtetë e “Mini Bohodot” qendron në dizajnjet e tij dalluese dhe imagjinative. Veshjet e markës karakterizohen nga ngjyra të ndezura, printime lozonjare dhe modele interesante, të cilat nxisin kreativitetin e fëmijëve/abcnews.al