Gylfi Sigurdsson rinis nga Danimarka dhe së shpejti do të kthehet në fushë.
Ish-mesfushori i Everton u pezullua në vitin 2021 kur u akuzua për një pedofili dhe më pas u shpall i pafajshëm disa muaj më parë. Tani është shansi për të rifilluar të bëjë atë që ka dashur gjithmonë, të rifillojë të luajë futboll. Këtë mundësi ia ka dhënë një klub që luan në divizionin e lartë danez.
33-vjeçari islandez do të luajë me Lyngby, me të cilin ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare.
“Shpresoj që të mund të hyj dhe të kontribuoj me shumë përvojë dhe cilësi. E di që ka shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar në skuadër dhe me të vërtetë dua të mësoj në mënyrë që të ngrihem përsëri së bashku me to”, është shprehur Sigurdsson./h.ll/abcnews.al