“Kuvendi i Bashës, festë syneti”, Gjekmarkaj: Nuk di të pranojë dështimet. Shoh me simpati tryezën e nesërme

schedule13:45 - 4 Shtator, 2023

schedule 13:45 - 4 Shtator, 2023

I ftuar në Tirana Live, deputeti  i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar mbi reagimin e tij të bërë pas Kuvendit të Bashës, të cilin e quajti si “festë syneti”.

Gjekmarkaj tha se ai i Kuvend i la një shije të keqe të një njeriu që nuk di të pranojë gabimet, që nuk di të tërhiqet dhe që mendon së ka mbështetje, por nuk e mbështet askush.

Më la shijen e keqe të një njeriu që nuk di të pranojë dështimet e veta, që nuk di të tërhiqet, të një njeriu që thotë po më presin shqiptarët, por nuk fakt nuk e pret askush.

Ai ka pasur mundësinë të tregojë veten gjatë 10 viteve, por e ka çuar PD nga humbja në humbje.

Jam përpjekur gjatë atyre 10 viteve të jap kontributin që Basha të bëhet kryeministër, kemi dështuar të gjithë bashkë, por më shumë Basha.

Ata 500 mijë vetë që kanë shkuar nga Berisha, kanë bërë një ndarje të qartë për Bashës, por edhe Berisha e di që një pjesë tjetër që nuk dolën në zgjedhje, nuk pranojnë asnjë.

Nëse nuk zgjidhet ky trekëndësh, nuk do të ketë shpresë që PD të vijë në pushtet” tha deputeti.

Në lidhje me faktin se cila mund të jetë zgjidhja e kësaj situate, Gjekmarkaj tha se e sheh me simpati tryezën e nesërme, por edhe me rezerva.

Mendoj që duhet të triumfojnë mendjet e arsyeshme dhe ndoshta tryeza e nesërme shkon në këtë drejtim. Unë po e shoh me njëfarë simpatie, por edhe me rezerva.

Unë e mbështes Bardhin se kryetar i Grupit Parlamentar të PD.  Duhet të shohim hap pas hapi ti japim një mundësi shpresës dhe të kuptojë që problemi nuk është brenda për brenda, por duhet të jemi të unifikuar për të ecur përpara” shtoi Gjekmarkaj.

Sipas deputetit të PD, debatet brenda në PD e kanë dëmtuar shumë opozitën në sytë e publikut. Sipas tij gjendja e opozitës i bën keq gjithë Shqipërisë.

Sigurisht që kjo klimë ka ndikuar të demokratët, dhe qytetarët e zakonshëm, madje mendoj që ndikon edhe tek elektorati socialist.

Sepse nuk shohin asnjë mundësi që të jenë edhe ata fakto kundërshtie brenda mazhorancës, duke parë që është një opozitë e përçarë.

Gjendja e opozitës, i bën keq gjithë Shqipërisë.

Ka kohë për të rifituar besimin nëse ka vullnet politik.  Duket se Berisha dhe Basha nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe shoh një federatë.

Por shoh që Basha me peshën modeste do të vijojë të përdoret nga qeveria që të mbetet në skenën politike.

Unë vetë e njoh vetëm si një deputet i PD. Ai po jep një kontribut përçarës për të pasur një parti të vogël familjare” u shpreh ai.

Gjekmarkaj tha se kontributi më i madh që do t’i bëhej opozitës do të ishte dorëheqja e Berishës, ndërsa shtoi se në PD ka deputetë që nuk mbështesin asnjë pjesë.

Në PD ka politikan që kanë shqisa të forta politike. Zoti Bardhi është një politik ma shqisa, zonja Tabaka, Bylykbashi, Salianji dhe të tjerë.

Kontributi më i madh do të ishte që Berisha të dorëhiqej. Unë jam një nga deputetët që nuk jam me asnjë.

Bardhi është i vetmi që mund të ngjallë shpresë, por bashkimi është vetëm A” tha Gjekmarkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!