Greqia vijon që të jetë në panik përsa i përket flakëve të zjarrit. Mediat vendase shkruajnë se këtë të hënë rreziku i është kanosur zonës së Stamatës në Atika, ku është urdhëruar evakuimi i dy zonave të banuara.
Sipas mediave po digjen dy sipërfaqe pyjore.
Ndërkaq në vendngjarje po operojnë 31 zjarrfikës, 1 grup alpinistësh, 12 automjete, 2 avionë dhe 2 helikopterë.
Pak para orës 12 të mesditës, 112 u është thirrur banorëve të zonës për të qëndruar në gatishmëri.
Autoritetet kanë vijuar tashmë evakuimin e zonave “Deti i Zi” dhe “Prokonisos”./abcnews.al