Sukses madhështor i PSG-së në transfertë ndaj Lyon të cilët fituan me shifrat e thella 4-1.
Në fund të ndeshjes, trajneri Luis Enrique ka analizuar sfidën.
“Po, rezultati është shumë i mirë dhe qëndrimi i skuadrës ishte perfekt, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar. Jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin e ekipit.
Lidhja Mbappe-Vitinha? Jemi ende në një periudhë në të cilën duhet të krijohen energji, një periudhë në të cilën i njohim lojtarët, çfarë duan, çfarë kërkojnë. Por është e qartë se kur bashkohen lojtarë me cilësi të lartë, ndodhin gjëra të mëdha”, është shprehur trajneri spanjoll./h.ll/abcnews.al