U denoncua i humbur nga familjarët, gjendet trupi i 80 vjeçarit në lumin Devoll

schedule10:34 - 4 Shtator, 2023

schedule 10:34 - 4 Shtator, 2023

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në ujërat e lumit të Devollit, policia bën me dije se pas marrjes së informacionit nga familjarët për humbjen e një 80 vjeçari është bërë i mundur gjetja e trupit të tij.

Sipas uniformave blu mësohet se më 2 shtator djali i 80 vjeçarit kishte bërë denoncimin dhe kishte kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e trupit të babait të tij pasi dyshonte se mund të ishte mbytur në lumin Devoll.

Ndër të tjera mësohet se pas kërkimeve të pandërprera nga toka dhe përgjatë rrjedhës së lumit, mbrëmjen e djeshme, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të moshuarit./abcnews.al