Xavi kërkon fitoren në transfertë, publikohen formacionet e sfidës Osasuna-Barcelona

schedule20:42 - 3 Shtator, 2023

schedule 20:42 - 3 Shtator, 2023

Në orën 21:00, “katalanasit” e Barcelona do të zbresin në fushën e mitikut “Estadio El Sadar”, aty ku i presin vendasit e Osasuna, në përballjen e vlefshme për javën e 4-rt, të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Jagoba Arraste i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Fernandez e para tij Areso, Catena, Herrand e Cruz. Në mesfushë janë vendosur Ibanez, Munoz e Oroz, ndërsa sulmi i është besuar treshes Garcia, Raul e Anaiz.

Në krahun tjetër, tekniku i “katalanasve”, Xavi i ka rreshtuar “blaugranat” e tij po me formacionin 4-3-3, ku në portës nuk ka si të mungojë gjermani, Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Balde e Sergi Roberto, ndërsa qendra mbulohet nga Christensen e Kounde. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Gundogan-Oriol Romeu-Frenkie de Jong, ndërsa sulmi plotësohet nga treshja, Gavi, Lamine Yamal e Robert Lewandowski. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: