U rrëzua gjatë stërvitjes, reagon kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz

schedule12:03 - 3 Shtator, 2023

schedule 12:03 - 3 Shtator, 2023

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore, derisa po bënte aktivitet fizik, ka raportuar Deutsche Welle.

Qeveria ka dalë me reagim zyrtar, duke thënë se Scholz pati “një fatkeqësi të vogël sportive”. U bë e ditur se janë anuluar të gjitha takimet e parapara për të dielën në zonën Hesen, ku do të mbahen zgjedhjet lokale muajin e ardhshëm.

“Tash dal për vrapim sa më tepër që mundem”, thuhet në njoftim në faqen zyrtare.

Ndërsa, në faqen e internetit të partisë së Scholz, ai ka shkruar se e kishte urryer sportin sa ishte në shkollë, por dashuria për të “iu rrit falë ndikimit të bashkëshortes, Brite Ernst”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!