Kukësi dhe Luftëtari janë duke fituar edhe ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro i ka shënuar katër gola Shkumbinit në 45 minuta. Domi hapi serine golave, ndërkohë që më pas shënoi dygolësh Çema dhe një Daku.
Luftëtari ka pritur fundin e pjesës së parë për të shënuar herë në portën e Turbinës. Rapo ka realizuar në portën kundërshtare, sërish me penallti. Partizani ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Vorës, edhe pse në sulm ka hedhur treshen Brown-Ekuban-Bardhi.
KUPA E SHQIPËRISË – Turi i parë
GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Partizani-Vora 0-0 (3-0)
Partizani: Teqja, Idrizi, Dajci, Bilali, Hakaj, Telushi, Kodra, Kote, Brown, Bardhi, Ekuban.
GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Kukësi-Shkumbini 4-0 (3-1)
Shënues: Domi 11’, Çema 20’ (pen.), 39’, Daku 33’
Kukësi: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Teqja, Obanor, Kotobelli, Domi, Camara, Mateli, Daku dhe Çema.
Luftëtari-Turbina 1-0 (1-0)
Shënues: Rapo 43’ (pen.)
/abcnews.al