Kancelari gjerman Olaf Scholz pësoi dëmtime të lehtë në fytyrë gjatë ditës së sotme, pasi u rrëzua gjatë një stërvitje.
“Kancelari pati një incident të vogël sportiv,” tha një zëdhënës i Scholtz për gazetën BILD.
Sipas gazetës, kancelari u rrëzua teksa ishte duke vrapuar.
Kancelaria njoftoi se ai ka anuluar vizitën e planifikuar për nesër në Hesse, ku do të shoqëronte ministren e Brendshme dhe kandidaten për kryeministre, Nancy Feser, në një aktivitet parazgjedhor.