Kryeministrti i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritet që më 14 shtator të takohen sërish në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Analisti Ridvan Berisha në një intervistë të dhënë për “Ballkan Update”, me gazetaren Linda Karadaku në ABC News ka deklaruar se nga ky takim nuk ka pritshmëri përveçse vijim i dialogut për përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas tij deri më tani nuk është bërë asnjë hap për përmirësimin e marrëdhënieve mes këtyre vendeve, ku ka thënë se veriu është kthyer në qendër të këtyre diskutimeve.
“Pres vijim të dialogut për normalizim raportesh mes dy vendeve, kemi një rakordim të Kosovës në 27 shkurt në Bruksel dhe një tjetër më 18 mars në Ohër, që Serbia nuk i ka përfillur por i ka shkelur. Në këtë periudhë Lajcak dhe Borrell kanë mbajtur pak anën e Serbisë dhe reagimi i zotit Macron është një sinjal i qartë se BE nuk do të tolerojë lazdrimet e dy palëve për të nxjerrë procesin nga binarët nuk pres ndonjë konkrete nga ky takim. Nga ana tjetër Serbia vijon me botëkuptimin filozofik të vjetër, ndërsa Kurtit i është kërkuar deskalizimi i situatës në Veri dhe më duket si një instrument i kënaqshëm i BE që mund të qetësojë situatën dhe të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë është e rëndësishme që Kurti dy kryetarëve që janë nga vetëvendosja të dorëhiqen, pasi ato më lehtë pranojnë dorëheqje. Veriu është kthyer në qendër të këtyre diskutimeve në mënyrë që të sigurohet një proces i parakohshëm zgjedhor”, është shprehur ai.
LEXO EDHE: “Acarimi i marrëdhënieve një show politik”, analisti: Vizita e Ahmetit është një shuplakë për Kurtin
Ndër të tjera analisti ka deklaruar se është e rëndësishme që për normalizim të marrëdhënieve dhe të opinionit të Kosovës tek ndërkombëtarët, Kurti duhet që të kërkojë dorëheqjen e kryetarëve të komunave.
“Vetëvendosja me Albin Kurtin ndodhet në postin e qeverisë nuk kemi gaz lotsjellës por shikojmë frytet e një diskursi që ka prodhuar polarizim afatgjatë. Prokuroria po ndjek të gjithë ato që bëjnë kërcënime, por Kurti sot dhe raporti i tij me Kosovën është se Kosova sot është nën sanksione dhe deri më tani kemi një lëvizje pas të të gjithë procesit dhe kam menduar se veprimet në veri janë në kordinim me SHBA për shkak të ndjeshmërisë që ka dhe për shkak të investimit që SHBA ka bërë por sot po flasim për veriut që është shndërruar në një problem dhe Kosova është e sanksionuar dhe shikojmë se deri më tani Kosova nuk po bën lëvizje në lidhje me konsolidimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe nuk kemi zhvilluar një vizitë në Izrael për të vijuar kultivimin dhe raporteve të mira me këtë vend”, ka thënë ai./abcnews.al

