Zyrtare: Një rinovim te Lazio, Tare me misionin e radhës

schedule13:00 - 1 Tetor, 2019

schedule 13:00 - 1 Tetor, 2019

Lazio ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me sulmuesin Feleipe Caicedo. Futbollisti 31-vjeçar ka nënshkruar deri në vitin 2022 dhe do të vijojë të jetë një alternative mirë për trajnerin Simone Inzaghi.

Në klubin italian po mendojnë edhe për një tjetër lëvizje. Misioni i drejtorit sportiv, Igli Tare, është të bindë mesfushorin Marco Parolo të firmosë. Edhe pse 34 vjeç, te Lazio e shohin ende një lojtar të rëndësishëm për mënyrën se si Inzaghi e ka ndërtuar lojën.

Plani është që Parolo të rinovojë deri në vitin 2021, pra t’i shtohet edhe një vit tjetër në kontratën e tij. Paga e lojtarit planifikohet të jetë e njëjtë, 1.4 milionë euro. E gjitha kjo bëhet si një shenjë vlerësimi për sezonin e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!