Koreja e Veriut ka lëshuar raketa në drejtim të Perëndimit, drejt Detit të Verdhë në orët e para të mëngjesit, sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.
Të dhënat për lëshimin po analizohen nga inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut dhe SHBA-së, sipas të njëjtit burim.
Të enjten, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, raportoi se Pheniani kreu një stërvitje për të përdorur armët taktike bërthamore, taktika e “tokës së djegur”, kundër Koresë së Jugut.
Ndërkohë, të premten, Seuli njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj pesë individëve dhe një personi juridik në Korenë e Veriut në përgjigje të lëshimit të një rakete që synonte të vendoste një satelit ushtarak në orbitë, përpjekja dështoi, për herë të dytë muajin e kaluar.
/abcnews.al