Eksportuesit kërkojnë ndihmë/ I drejtojnë letër qeverisë: Jemi dëmtuar nga rënia e euros

schedule14:08 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:08 - 1 Shtator, 2023

Eksportuesit i kanë dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ku kërkojnë ndihmë për të përballuar efektet e dobësimit të euros.

Ata kërkojnë ngritjen e një grupi ndërinstitucional për të identifikuar dhe zbatuar politika adekuate monetare e fiskale.

Po ashtu për të tejkaluar situatën e krijuar nga dobësimi i euros sygjerohet ristukturim i taksave.

Kjo nënkupton që detyrimet tatimore të periudhës kur monedha kombëtare mbivlerësohet lart dhe euro de-vlerësohet, të spostohen për një periudhë të mëvonshme, por brenda vitit buxhetor.

Gjatë jëvëve të fundit euro ka pësuar një forcim përballë lekut shqiptar duke prekur nivelinmë të lartë të muajve të fundit.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë euro po këmbehet tashmë me 108,42 lekë. /abcnews.al